Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë nga një koncert i mbajtur në Gjermani.
Përveç performancës së tij që u prit me entuziazëm nga fansat, një moment i veçantë në skenë ka bërë bujë në rrjetet sociale. Teksa po këndonte, Gjesti ndaloi për një çast dhe deklaroi me humor:
“Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!”
Kjo fjali ka nxitur menjëherë reagime dhe komente online, ku shumë ndjekës kanë nisur të spekulojnë nëse ai po i referohej “dasmës simbolike” që zhvilloi me Eglin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”.
Edhe pse deklarata ishte me tone lozonjare dhe pa konfirmime të mëtejshme, ajo ka mjaftuar për të ndezur diskutimet mes fansave që janë gjithmonë të interesuar për jetën personale të Gjesti dhe raportin e tij me Eglin.






