Reperi i njohur Stresi ka folur për herë të parë rreth takimit të shumëpërfolur me Jozin, që u bë viral në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Prive, artisti ka treguar se situata mes tyre mund të kishte marrë përmasa të pakëndshme, por ai zgjodhi ta menaxhonte me qetësi.
“Kemi qenë mirë, kemi pasur ato mosmarrëveshjet tona. Kemi ndaluar bash në zonën e tij me pi diçka dhe aty u takuam. Jo se na ndaloi dikush,” – është shprehur Stresi.
Ai shtoi se takimi ndodhi rastësisht pas një koncerti ku të dy ishin të pranishëm, ndërsa përmendi se gjithçka u përballua me maturi, pa asnjë incident.
“Shyqyr Zotit që nuk ka ndodhur një përplasje fizike. Sot duhet të jesh edhe strateg – me ditë me fol, me qetësu situatën. Ata ishin një grup i madh njerëzish,” – tha reperi.
Sipas tij, biseda me Jozin është zhvilluar privatisht dhe të dy kanë rënë dakord ta mbyllin kapitullin e vjetër pa e zgjatur më tej.
“Kemi folur veçmas dhe e kemi lënë muhabetin aty. Nga diçka që mund të ishte bërë shumë e madhe, e qetësuam. Jam pak kopil me mendje, s’mundesh me më pa në situata që ia kemi bërë të tjerëve,” – përfundoi Stresi, duke treguar se këtë herë zgjodhi arsyen mbi impulsin.






