“Jam penduar” – Olsi Bylyku flet për tatuazhin e dashurisë me Egli Takon

“Jam penduar” – Olsi Bylyku flet për tatuazhin e dashurisë me Egli Takon

Këngëtari dhe aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka folur hapur për një nga pendesat e tij personale gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”. Ai ka rrëfyer se një tatuazh i realizuar vite më parë, i lidhur me ish-partneren e tij Egli Tako, është ai për të cilin është penduar më së shumti.

Bëhet fjalë për një tatuazh simbolik – gjysmë hënë dhe gjysmë diell – që në atë kohë kishte një domethënie sentimentale për çiftin. Sot, Olsi ka vendosur ta mbulojë atë, në mënyrë që të mos jetë më i dallueshëm.

“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren, e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli. Kam bërë një maskë të aktrimit”, u shpreh Olsi gjatë intervistës.

Nga ana tjetër, edhe Egli Tako e ka komentuar më herët këtë tatuazh, por ndryshe nga Olsi, ajo ka zgjedhur të mos e ndryshojë. Ajo ka shpjeguar se tashmë e sheh atë si një simbol personal, pavarësisht se fillimisht ishte një “couple tattoo”.

“Kam një tatuazh te këmba që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Edhe pse ka qenë një tatuazh në çift, tani është ‘single tattoo’ dhe ka shumë kuptim për mua, sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, ka deklaruar Egli.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë për disa vite në një lidhje dashurie, e cila përfundoi rreth dy vite më parë. Aktualisht, Olsi duket i lumtur në krah të partneres së tij të re, Denada Lura.

Të fundit