Site logo

Ntreg

“Jam penduar për Jozin!” – Loredana shpërthen: “Më përdorën për views, u ndjeva e tradhtuar”

Loredana Brati: “Vazhdoj të jem një shpirt i lirë, por jam zhgënjyer nga disa miq”

Modelja dhe moderatorja e njohur, Loredana Brati, ka folur hapur për jetën e saj personale dhe eksperiencën në “Big Brother VIP” në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pushime on Top”.

E pyetur nga Lei Kraja nëse është aktualisht në një romancë, Brati u shpreh shkurt: “Vazhdoj të jem një shpirt.”

Gjatë bisedës, ajo pranoi se ka bërë disa zgjedhje që sot i konsideron të gabuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke veçuar afrimin e saj me Jozin që në fillim të lojës:
“Nuk do e ktheja kohën pas, sepse çdo gjë ndodh për një arsye, por pati momente që e gjeta veten në situata që nuk ishin të miat. Thosha me vete: Lori, çfarë po bën, nuk është gjë jotja!”

Brati foli edhe për festën e ditëlindjes së saj, të organizuar dy muaj më parë, ku kishte ftuar shumë miq dhe kolegë, por tha se disa prej tyre e zhgënjyen:
“I ftova sepse doja t’u ktheja mbështetjen që më kishin dhënë. Por shumë e panë si mundësi për të shtuar shikueshmërinë dhe fitimet e tyre. U ndjeva pak e tradhtuar dhe e zhgënjyer.”

"Jam penduar për Jozin!” – Loredana shpërthen: “Më përdorën për views, u ndjeva e tradhtuar”

Të fundit