Danja Koka flet hapur për xhelozinë dhe përdorimin e një profili të rremë në rrjetet sociale
Modelja Danja Koka ka qenë e ftuar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pushime on Top”, ku ka ndarë detaje nga jeta e saj private. Gjatë bisedës me moderatoren Lei Kraja, ajo foli me sinqeritet për ndjesitë e xhelozisë dhe mënyrën si i ka përjetuar ato.
“Unë them që nuk jam xheloze, por e kam kapur veten një a dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është,” u shpreh Danja.
Në vijim të intervistës, modelja pranoi se në një periudhë të kaluar ka përdorur edhe një llogari të rremë në rrjetet sociale.
“E kam hapur vetëm për tre muaj, dikur para tre vitesh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o goc, për çfarë të duhet’. E lashë, e hoqa. Tani, nëse më duhet ndonjëherë për të parë ndonjë gjë… u them shoqeve të mia,” rrëfeu ajo me humor.
Deklaratat e Danjës u pritën me interes nga publiku, duke hapur diskutime për kufijtë mes privatësisë dhe kuriozitetit në marrëdhënie.






