Site logo

Ntreg

Je e ftuar koti” – Ronaldo Sharka dhe Krisa në një ´përplasje’

Përplasje me tone ironike mes Ronaldo Sharkës dhe Krisa Çaushit në studio: “Je e ftuar koti!”

Një debat me tone të forta, por në dukje brenda kufijve të humorit ironik, ndodhi së fundmi gjatë emisionit të gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Krisa Çaushi.

Gjithçka nisi me një koment të papritur dhe sarkastik nga moderatori, i cili iu drejtua Krisës me fjalët: “Je e ftuar koti.”
E surprizuar nga hyrja jo e zakontë, Krisa reagoi menjëherë duke thënë: “Unë e ftuar koti? Përse jam e ftuar koti, Ronaldo?”

Moderatori vazhdoi me të njëjtin ton ironik: “Se di, u pendova që të mora në emision.”

Nga aty, biseda u kthye në një replikë të shpejtë e spontane, me një dozë të qartë shakaje, siç ndodh shpesh në formate të tilla mediatike.

Pjesë nga replika në studio:

  • Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.
  • Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?
  • Krisa Çaushi: Unë erdha për respekt, meqë më ftove.
  • Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision është që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.
  • Krisa Çaushi: Epo, atëherë kënaqësi që erdha dhe mos ua pafsha më derën!
  • Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja, sepse për ne nuk ka ndonjë kënaqësi.
  • Krisa Çaushi: Atëherë, mend për herë tjetër.

Ky shkëmbim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një moment energjik dhe argëtues mes dy figurave të njohura të ekranit.

Të fundit