Site logo

Ntreg

“Donim zemrat tuaja… ia dolëm?” Mesazhi që emocionoi pas Eurovisionit

Pas finales së zjarrtë të Eurovisionit 2025, ku Shqipëria përfaqësohej me ritmet elektrizuese të grupit “Shkodra Elektronike”, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga artistët që ngritën peshë zemrat e publikut europian.

Në një mesazh të shkurtër, por tejet emocional, i publikuar në rrjetet sociale, grupi u shpreh:
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit!”

Fjalë të pakta, por që përçojnë krenari dhe mirënjohje për përkrahjen që ata morën, jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe nga ai ndërkombëtar.

Performanca e tyre u cilësua si një nga më origjinalet e mbrëmjes, ndërsa kënga me ngjyra autentike shqiptare dhe elemente elektronike arriti të grumbullojë një mbështetje të jashtëzakonshme nga vota e publikut – duke i renditur në Top 5, vetëm 4 pikë larg fituesit, Austrisë.

Megjithatë, juritë profesionale nuk ishin aq bujare, duke i dhënë Shqipërisë vetëm 45 pikë, çka ndikoi në pozicionimin përfundimtar në vendin e 8-të – një nga rezultatet më të larta që vendi ka arritur në historinë e tij në këtë kompeticion.

Pavarësisht rezultatit, “Shkodra Elektronike” triumfoi në mënyrën më të bukur – me një performancë që u bë virale, me zemrat e publikut në dorë dhe me një identitet artistik që nuk u zbeh për asnjë moment.
Në fund, siç e shprehën vetë: fituan më shumë se një trofe – fituan dashurinë e publikut.

Të fundit