Nga mesazhet e rënda te akuzat për media të shitura – Antonela Berisha ndez rrjeti
Rrjetet sociale janë ndezur sot pas shpërndarjes së disa mesazheve që dyshohet se janë dërguar nga ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha. Mesazhet, që sipas raportimeve iu janë drejtuar një vajze nga Kosova, përmbanin gjuhë fyese me përmbajtje etnike dhe kërcënime serioze ndaj jetës së saj.
Situata ka marrë përmasa më të mëdha kur vetë Antonela ka reaguar në Instagram. Ajo ka akuzuar median JOQ për, siç e quan ajo, një tendencë të qëllimshme për ta denigruar publikisht.
“Ka ndodhur shpesh që të paguhen platforma si JOQ për të denigruar njerëz, apo të paguajë JOQ që të mos denigrohet vetë. Jeni të shitur, të korruptuar dhe të njëanshëm në çdo kauzë që zgjidhni të publikoni,” shkruan Antonela në një postim të drejtpërdrejtë.
Reagimet online janë polarizuar, me disa që e kritikojnë ashpër për gjuhën e përdorur, ndërsa të tjerë kërkojnë sqarim të plotë nga të dyja palët.







