Site logo

Ntreg

Jozi harron Loredanën? Kapet “mat” me vajzën misterioze – fansat zbulojnë identitetin e saj

Pas deklaratës së bërë pak ditë më parë në emisionin “Live From Tirana”, ku konfirmoi se është në një lidhje me një vajzë shqiptare jashtë botës së ekranit, Josefin Marku, i njohur si Jozi, duket se nuk ka mundur ta mbajë për shumë gjatë të fshehtë jetën e tij private.

Së fundmi, këngëtari ka postuar në Instagram një foto nga një ndeshje padeli, ku shihej përkrah një vajze, me të cilën ndante momentin sportive, por pa i zbuluar fytyrën.

Jozi harron Loredanën? Kapet “mat” me vajzën misterioze – fansat zbulojnë identitetin e saj

Megjithatë, ndjekësit e vëmendshëm dhe burimet pranë tyre kanë zbuluar se bëhet fjalë për Xhoana Toshi, vajza me të cilën Jozi ishte parë më herët në një koncert, në një përqafim që ngriti shumë dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Jozi harron Loredanën? Kapet “mat” me vajzën misterioze – fansat zbulojnë identitetin e saj

Postimi “We ♥ Padel”, që shoqëronte imazhin e publikuar nga Jozi, mori menjëherë vëmendje dhe, me këto detaje të reja, duket se merr një tjetër kuptim.

Jozi harron Loredanën? Kapet “mat” me vajzën misterioze – fansat zbulojnë identitetin e saj

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për lidhjen mes tyre, sinjalet janë të qarta dhe sugjerojnë se bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht shoqëri.

Jozi harron Loredanën? Kapet “mat” me vajzën misterioze – fansat zbulojnë identitetin e saj

Të fundit