Romanca që nisi në shtëpinë më të famshme shqiptare duket se ka marrë fund.
Joz Marku dhe Loredana Brati, të cilët u lidhën gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’, duket se nuk ndjekin më të njëjtën rrugë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Së fundmi, Jozi ka ndjekur një hap të rëndësishëm në rrjetet sociale, duke hequr Loredanën nga lista e njerëzve që ai ndjek në Instagram, ndërsa ajo vazhdon ta ndjekë atë ende. Ky veprim ka nxitur shumë komentime dhe aludime për një ndarje mes tyre, shkruan “Kosovarja”.
Spekulimet u shtuan edhe më shumë pasi këngëtari publikoi një këngë të re, me tekste që flasin për dhimbjen dhe për ndarjen.
Nga sa duket, marrëdhënia e tyre ka përfunduar pa shumë zhurmë, por duke shkaktuar reagime dhe thashetheme të shumta në rrjet.








