Site logo

Ntreg

Jozi kthehet në televizion! Ja ku do ta shohim këngëtarin pas kaq kohësh

Jozi kthehet në televizion! Ja ku do ta shohim këngëtarin pas kaq kohësh

“Portokalli”, spektakli më i madh i humorit në Shqipëri, vijon sezonin e tij të 44-t duke sjellë të qeshura, satirë dhe personazhe të rinj çdo fundjavë. Me mbi dy dekada në ekran dhe me mijëra shfaqje në arkiv, programi ka përgatitur një surprizë për publikun në puntatën e radhës.

Këtë javë, në skenën e njohur të humorit rikthehet këngëtari i dashur për publikun, Joz Marku. Ai do të jetë i ftuari special i mbrëmjes së së shtunës, më 22 nëntor, ku pritet të marrë pjesë në disa prej numrave të aktorëve dhe të sjellë energjinë e tij karakteristike në skenë.

Për adhuruesit që duan ta shijojnë rikthimin e tij dhe performancën e “Portokalli”-s nga afër, biletat janë tashmë të disponueshme pranë studiove të Top Media në Kashar, si edhe online.

Të fundit