Site logo

Ntreg

Jozi në një romancë të re? Loredana reagon “Zoti i bekoftë!”

Loredana reagon pas lajmeve për romancën e re të Jozit: “Zoti i bekoftë”

Pas zërave që kanë qarkulluar në mediat rozë për një lidhje të re të Jozefin Markut, Loredana Brati ka reaguar për herë të parë publikisht.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, teksa po diskutonte për marrëdhënien me prindërit e saj, Loredana u ndal edhe tek lajmet që lidhen me ish-partnerin e saj, të njohur nga “Big Brother VIP Albania 4”.

E pyetur se si është ndjerë kur ka parë foton e Jozit që po qarkullon në rrjete sociale, ajo u përgjigj shkurt:
“Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më pyetën si ndihesh. Thashë: shumë mirë, Zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje.”

Romanca mes dyshes nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por duket se lidhja nuk ka vijuar jashtë programit.

Reagimi i Loredanës është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë pjekurie dhe qartësie emocionale, duke lënë të kuptohet se ajo e ka mbyllur këtë kapitull të jetës së saj.

Të fundit