Site logo

Ntreg

Jozi nis romancë të re – Reagon Loredana

Modelja dhe ish-banore e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka folur në një intervistë për Revista Who rreth eksperiencës së saj në reality-show dhe ngjarjeve që e shoqëruan.

Ndër pyetjet e shumta nuk mungoi ajo për romancën me Joz Markun, e cila u zhvillua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e panë si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat”, – u shpreh Loredana.

Ndërkohë, Jozi ka nisur një lidhje të re me Xhoana Toshin, ku të dy janë parë shpesh bashkë në rrjete sociale.

Marrëdhënia e tij me Loredanën mbetet ende një nga historitë më të komentuara të edicionit, sidomos për shkak të disa veprimeve të Jozit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Të fundit