Një nga çiftet më të përfolura të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania” ka qenë pa dyshim ai mes Jozefin Markut dhe Loredana Bratit.
Marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë ka kaluar nëpër shumë faza: ndarje, pajtime, puthje, emocione, debate dhe rikthime. Edhe pse reality show-ja ka përfunduar prej disa javësh, interesimi i publikut për këtë çift mbetet i madh.
Të dy, si Lori ashtu edhe Jozi, kanë deklaruar në dalje publike se po e lënë marrëdhënien të zhvillohet natyrshëm, pa nxitim. Megjithatë, fansat janë të bindur se ata janë ende bashkë dhe po e jetojnë lidhjen e tyre në privatësi, larg syve të publikut dhe mediave sociale.
Së fundmi, një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te çifti. Në pamjet e publikuara, Jozi shfaqet duke performuar në një nga club-et e Tiranës, kur një vajzë ngjitet papritur në skenë për ta përqafuar. Mes tyre shihet një përqafim i ngrohtë dhe disa fjalë të shkëmbyera me përzemërsi.
Disa ndjekës pretendojnë se vajza misterioze është pikërisht Lori, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një fanse të thjeshtë të këngëtarit. Meqë pamjet nuk janë shumë të qarta, identiteti i saj mbetet i paqartë dhe ndjekësit janë të ndarë në mendime.






