Jozi thotë se nuk heq dorë, Loredana publikon foton me një tjetër bukurosh!

Lidhja dhe ndarja mes Loredanës dhe Joz Markut ka qenë ndër temat më të përfolura në mediat rozë dhe rrjetet sociale.
Së fundmi, Jozi ka lënë të nënkuptohet se marrëdhënia mes tyre mund të mos ketë përfunduar përfundimisht.

Në një reagim të tijin, ai u shpreh:
“Në çifte ka ndarje e bashkime,” – deklaratë që ndezi sërish shpresat e ndjekësve për një rikthim të mundshëm mes dyshes, shkruan Kosovarja.

Por vetëm pak kohë më vonë, Loredana poston një fotografi me një djalosh simpatik, pa dhënë asnjë shpjegim apo detaj për identitetin apo natyrën e raportit mes tyre.

Ky veprim ka ngjallur reagime dhe dyshime të reja në rrjet:
A është kjo një kundërpërgjigje për deklaratën e Jozit? Apo thjesht një postim i pafajshëm?

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë koment të mëtejshëm, por ndjekësit janë më të vëmendshëm se kurrë ndaj çdo lëvizjeje të tyre në rrjet.

Jozi thotë se nuk heq dorë, Loredana publikon foton me një tjetër bukurosh!

Të fundit