Edhe pse “Big Brother Albania” ka përfunduar, tensionet mes ish-banorëve vazhdojnë të mbeten tema kryesore në rrjetet sociale. Kësaj here, protagoniste janë Loredana dhe Jozi, të cilët po komunikojnë me njëri-tjetrin përmes postimeve me nënkuptim.
Gjithçka nisi kur Jozi publikoi në Instastory këngën e tij të re, duke e shoqëruar me një mesazh provokues: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.” Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Loredanës, veçanërisht pasi ajo kishte deklaruar pak ditë më parë në “Shqipëria Live” se Jozi ka qenë i vetmi partner që ka pasur gjatë këtij viti.

Reagimi i Loredanës nuk vonoi. Vetëm pak orë më pas, ajo publikoi një foto të re, ku shkruante: “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.” Ky mesazh u interpretua gjerësisht nga fansat si një përgjigje ironike dhe sfiduese ndaj deklaratës së Jozit.

Ky shkëmbim postimesh është bërë menjëherë viral, duke hapur debate të shumta në rrjet. Fansat e dy ish-banorëve janë ndarë në kampet e tyre, ndërsa komentet dhe interpretimet vijojnë pa ndalur.






