Jul Deda tregon si u njoh me bashkëshorten: “E pashë nga pas… pastaj edhe nga para”

Aktori i njohur i humorit Jul Deda ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku solli atmosferë të qeshurash me batutat karakteristike. Gjatë intervistës, ai ndau për herë të parë detaje nga njohja me bashkëshorten e tij, duke e rrëfyer me stilin e tij të veçantë.

“E pashë për herë të parë nga prapa. Thashë: ‘Çfarë është kjo?’ Prit ta shoh pak nga para,” – tregoi ai mes të qeshurash, duke shtuar se njohja ndodhi rastësisht në Shkodër, përmes një shoqeje të përbashkët.

Jul Deda pranoi me sinqeritet se në fillimet e njohjes ka qenë pak “i patakt”, por sipas tij, pikërisht kjo sjellje mund të ketë qenë çelësi për të fituar zemrën e saj.

“Kam qenë pak i patakt dhe kjo besoj se e ka bërë për vete,” tha ai me humor.

Në vijim, aktori zbuloi se më 2 korrik ai dhe bashkëshortja e tij kanë përkujtuar 27-vjetorin e puthjes së parë.

“Ma datën 2 korrik kemi bërë 27 vjet që jemi puthur për herë të parë,” – tha Deda, duke sjellë një tjetër moment të ëmbël dhe gazmor në studio.

Ndër të tjera, ai komentoi edhe për çështjet e xhelozisë në marrëdhënie, duke theksuar se ajo më shumë i shkatërron sesa i shpëton lidhjet:

“Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat,” – shtoi ai me një tjetër batutë tipike të stilit të tij.

Të fundit