Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, Stelina ka folur për herë të parë publikisht për raportin e saj me Keijsin. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka ndarë ndjesitë e saj, duke pranuar se emocionalisht vazhdon të jetë e paqartë.
E pyetur nëse ende ka ndjenja për Keijsin, Stelina u shpreh se ndodhet në një gjendje të trazuar dhe nuk është e sigurt për ndjenjat e saj.
“Kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja që kam ndjenja… nuk e di. Jam shumë e trazuar. Nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Më duket se historia e Inës dhe Keijsit është një përsëritje e historisë sime me të – një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë, por ai vetë e ka treguar se ku qëndron dhe ku është”, u shpreh ajo.
Sa i përket mundësisë së një ribashkimi, Stelina ishte kategorike duke e përjashtuar plotësisht këtë ide. Sipas saj, pas gjithë situatave të ndodhura, një rikthim është i pamundur.
“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bëj kurrë rolin e të tretës. Nuk e kam bërë ndonjëherë dhe nuk do ta bëj. Kështu që patjetër tërhiqem”, tha Stelina.
Ajo sqaroi gjithashtu edhe bisedën virale që qarkulloi në rrjet, ku pretendohej se kishte parë videon e Keijsit dhe Inës duke u puthur. Në “Shqipëria Live”, Stelina mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se përgjigja në Instagram nuk ishte shkruar nga ajo, por nga menaxherët e llogarisë së saj.






