“Kam humbur çdo kontakt me djalin” – Meriton Mjekiqi flet për herë të parë për dhimbjen ndaj djalit autik

“Kam humbur çdo kontakt me djalin” – Meriton Mjekiqi flet për herë të parë për dhimbjen ndaj djalit autik

Emocione, dhimbje dhe një thirrje publike për drejtësi. Ish-finalisti i Big Brother VIP 3 Albania, Meriton Mjekiqi, ka hapur zemrën në një rrëfim të ndjerë gjatë intervistës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për herë të parë për situatën e vështirë me të birin.

Moderatori i njohur zbuloi se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij, duke rrëfyer se kjo mungesë e ka goditur thellë emocionalisht:

“Problemet e mia vazhdojnë me nënën e djalit. Kam humbur çdo kontakt, nuk kam mundësi të di si është djali im. Ai ka bërë 7 vjeç, më mungon shumë dhe deri në fund do ta kërkoj. Besoj se gjyqet do të vazhdojnë dhe unë do i shkoj deri në fund,” – tha Meriton me emocion.

Në vijim të intervistës, ai i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë ish-partneres, duke i kërkuar që të ndalë përfshirjen e fëmijës në konfliktet mes tyre:

“Fakti që jemi ndarë nuk do të thotë që duhet të më mohohet e drejta për ta parë djalin tim. Nëse ajo po më dëgjon, mjaft më, e ka tepruar. Djali im është autik, dhe mënyra e tij e komunikimit është më e ndjeshme, më e vështirë. Kjo situatë po e dëmton atë më shumë se ne.”

Meriton Mjekiqi u shpreh se e respekton ish-bashkëshorten si nënë, por e akuzoi për abuzim në raportin mes tij dhe të birit:

“E vlerësoj që është një nënë e mirë, por në raportin me mua, ka abuzuar deri në maksimum. Kur ta takoj djalin, do t’i tregoj të vërtetën time. Ai po rritet me një version të vetëm të realitetit, por një ditë do ta kuptojë edhe timin.”

Rrëfimi i tij ka prekur publikun, që ka reaguar me mbështetje dhe empati në rrjetet sociale, duke ndarë mesazhe inkurajimi për moderatorin që po përballet me sfidën më të madhe të jetës së tij – mungesën e të birit.

Të fundit