Vendimi i Kristit si lider i shtëpisë solli një ndryshim të papritur në dinamikën mes banorëve. Ai zgjodhi të zëvendësojë Mirin me Gimbon, duke e larguar këtë të fundit nga Selin dhe duke i ndarë fizikisht mes shtëpisë dhe “shpellës”.
Megjithatë, distanca nuk i ndaloi emocionet. Në orët e para të mëngjesit, Gimbo dhe Selin komunikuan përmes derës që lidh dy ambientet, në një moment të mbushur me ndjenja dhe tension. Ata shkëmbyen edhe puthje në distancë, ndërsa biseda mes tyre tregoi qartë se situata po i prek të dy.
“Unë kam menduar boll edhe për ty”, u shpreh Gimbo, ndërsa Selin iu përgjigj me një paralajmërim të drejtpërdrejtë: “Ti ke menduar, por Gimbo kujdes. Mos e tepro… me fjalët.”
Ky moment ka ngritur pikëpyetje për natyrën e raportit të tyre, ndërsa publiku po ndjek me kuriozitet zhvillimet e radhës.






