Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani ka ndarë për herë të parë përvojën e saj me PCOS (Sindroma e Ovareve Policistike), një çrregullim hormonal që ndikon tek shumë gra në mbarë botën.
“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS,” tha Armina, duke e përshkruar këtë si një sfidë të vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj. Ajo zbuloi se kjo përvojë e ka shtyrë të mendojë seriozisht për një hap të rëndësishëm: ngrirjen e vezëve, si një mundësi për të ruajtur shanset për një shtatzëni të ardhshme.
“E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta marrin parasysh si procedurë,” u shpreh ajo.
Me këtë deklaratë, Armina i është bashkuar një grupi gjithnjë në rritje të grave publike që flasin hapur për sfidat me fertilitetin dhe shëndetin riprodhues, duke dhënë kurajë dhe ndërgjegjësim për shumë vajza dhe gra që përballen me të njëjtën gjendje.






