Site logo

Ntreg

Katër vite nga Big Brother VIP! Einxhel Shkira: ‘Nuk e kuptoja sa bosh isha…’

Katër vite nga Big Brother VIP! Einxhel Shkira: ‘Nuk e kuptoja sa bosh isha…’

Kanë kaluar plot katër vite që nga dita kur moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Einxhel Shkira, hyri në shtëpinë më të famshme në vend – një hap që i ndryshoi jetën në çdo drejtim.

Në atë eksperiencë që e bëri një nga personazhet më të dashura të publikut, Einxhel gjeti edhe dashurinë e jetës së saj, DJ Dagz, me të cilin sot ndan një familje dhe është nënë e dy fëmijëve.

Në një postim reflektues në InstaStory, ajo është kthyer pas në kohë, duke kujtuar emocionet e ditës kur hyri në “Big Brother VIP”:

“Ndërkohë si sot, 4 vjet më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë.”

Ajo shtoi me emocion:

“Mund të më mungojë pamja e saj, trupi, flokët, fytyra… por jo jeta e saj. Ah, sikur ta dinte atë ditë si do të ishte jeta e saj pas katër vitesh, do kishte barrën më të lehtë në shpirt dhe do flinte më qetë.”

Në fund, Einxhel ka falënderuar Zotin për rrugëtimin dhe bekimet që ka marrë ndër vite:

“Nuk e kuptoja sa bosh dhe sa e trishtuar isha, derisa përjetova lumturinë hyjnore dhe plotësim shpirtëror. Faleminderit Zot për bekimet e tua.”

Sot, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar, ndërsa postimi i saj nostalgjik është pritur me shumë dashuri nga ndjekësit që kanë ndjekur historinë e saj që nga dita e parë në “BBVA”.

Të fundit