Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka ngjallur shumë kureshtje në rrjetet sociale me një paralajmërim të papritur për projektin e tij të ri muzikor.
Nëpërmjet një postimi në Instagram Story, ai bëri të ditur se po punon në një këngë të re, e cila pritet të publikohet së shpejti dhe që do të sjellë diçka ndryshe nga ajo që ka bërë më parë.
Në postim, Stresi shkruan: “Ufffffff… 1 drill e boj i herë n’vit, por ju fiki juve drrillerave! Kjo do jetë krejt diçka tjetër…”
Ky mesazh provokues jo vetëm paralajmëron një këngë të re, por edhe nxit spekulime se reperi mund të jetë duke thumbuar disa prej kolegëve të tij në skenën shqiptare të hip-hop-it.
Megjithëse nuk përmend emra konkretë, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, me fansa që përpiqen të kuptojnë se kujt i drejtohet ky mesazh i fortë.
Disa mendojnë se Stresi po sfidon reperët e rinj që po përqendrohen në stilin ‘drill’, ndërsa të tjerë e shohin këtë si një shprehje vetëbesimi dhe dominimi të reperit në industrinë muzikore shqiptare.
Kënga e re, që reperi e përshkruan si “krejt diçka tjetër”, ka ngjallur pritshmëri dhe kuriozitet të madh tek adhuruesit e tij.
Për momentin nuk është caktuar data e publikimit, por fansat janë gati të dëgjojnë nëse ky projekt do të vendosë standarde të reja në skenën muzikore dhe nëse do të sjellë tensione të reja mes artistëve.







