Banorët e Big Brother VIP Albania 5 po zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre personale përmes pyetjeve që i drejtohen njëri-tjetrit brenda shtëpisë.
Një nga pyetjet që ngjalli interes ishte: “Cila ka qenë historia më e bukur e dashurisë që ke përjetuar?”, e cila iu drejtua Keijsit.
Pa hezitim, ai përmendi lidhjen e tij me Stelinën, e cila gjithashtu është pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
“Historia e fundit që kam pasur me Stelinën, sepse ishte një ndjesi komplet ndryshe, e ndikuar nga emisioni, dinamika dhe përballja me gjithë Shqipërinë”, u shpreh Keijsi.
Dyshja janë njohur gjatë pjesëmarrjes në programin “Përputhen”, ku edhe nisi historia e tyre e dashurisë. Sot, ata ndodhen sërish nën të njëjtin çati, këtë herë në Big Brother, duke ngjallur kureshtje për mënyrën se si do të zhvillohet raporti i tyre gjatë lojës.
Megjithëse kanë kaluar drama dhe ulje-ngritje në të kaluarën, Keijsi dhe Stelina vijojnë të mbajnë kontakte dhe raporte korrekte me njëri-tjetrin brenda shtëpisë.






