Këngë e re, bashkëpunim i fshehtë! – Egli Tako rikthehet fuqishëm pas largimit nga Fifi!

Pas një periudhe të qetë dhe larg vëmendjes së drejtpërdrejtë, Egli Tako, ish-finalistja karizmatike e “Big Brother VIP 4”, ka befasuar ndjekësit me një paralajmërim të bujshëm muzikor.

Përmes disa postimeve në “Instastory”, Egli ka ndezur kureshtjen e fansave, duke zbuluar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, e cila do të vijë si një bashkëpunim me një artist tjetër të njohur!

O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar ajo, duke zgjuar menjëherë aludime dhe emocion tek fansat e saj më besnikë.

Megjithëse Egli ka zgjedhur të mos e zbulojë ende emrin e partnerit muzikor, pritet që projekti të jetë emocional dhe i ngarkuar me ndjesi, siç e karakterizon edhe vetë stili i saj artistik.

Ky është projekti i parë i saj pas ndarjes profesionale nga këngëtarja Fifi, me të cilën më parë kishte një bashkëpunim të ngushtë në menaxhim dhe muzikë. E ndërsa arsyet e largimit mbeten të paqarta, Egli duket më e vendosur se kurrë të ndërtojë karrierën e saj në mënyrë të pavarur dhe origjinale.

Të fundit