Site logo

Ntreg

Këngë kostume dhe kunja Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri ndezin sërish luftën e heshtur

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja Toka”, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për përmbajtjen artistike, por edhe për jehonën që ka krijuar në mesin e kolegëve të saj. E veshur me motive tradicionale shqiptare dhe me një estetikë vizuale që i referohet trashëgimisë kulturore, klipi i Elvanës ka marrë vlerësime nga publiku — por duket se nuk i ka kaluar pa u komentuar edhe nga Dafina Zeqiri.

Pa ndonjë arsye të dukshme, Dafina ka ndarë në rrjete sociale pjesë nga videoklipi i saj “Million”, ku shfaqet me veshje popullore dhe një set-up që, sipas ndjekësve, ngjan dukshëm me atë të klipit të Elvanës. Duke qenë se kënga e Dafinës është publikuar më herët, shumë e kanë interpretuar postimin si një thumbim të hapur ndaj Gjatës, duke sugjeruar se Dafina po e quan veten si pararendëse të këtij trendi — ose se Elvana po ndjek hapat e saj artistikë.

Ky nuk është hera e parë që dy këngëtaret përfliten për tensione mes tyre. Në vitin 2022, Dafina komentoi ashpër fenomenin e “pandemisë tallava” në skenat shqiptare, pak ditë pas një performance të Elvanës në Sunny Hill Festival, ku ajo këndoi këngë të të tjerëve. Atëherë, Elvana u përgjigj me një story thumbuese: “Mos u bë xheloze” – duke konfirmuar se rivaliteti mes tyre ekziston dhe është më i gjallë se kurrë.

Tani, fansat janë në pritje: A do të reagojë Elvana këtë herë? Apo do të zgjedhë të heshtë dhe t’ia lërë publikut të bëjë krahasimet?

Një gjë është e sigurt – “lufta e heshtur” në estradën shqiptare sapo ka marrë një kthesë të re.

Të fundit