“Hitet prapë vazhdojnë” për këngëtaren Eli Malaj, kjo është balada e saj virale

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Eli Malaj, ka sjellë një projekt të ri muzikor, titulluar “Festa” ku e shohim në një baladë për dashurinë dhe humbjen. Një adaptim dhe interpretim prekës nga zëri i dashur i Eli Malajt i këngës “Sonte ishte Festa” që në pak ditë fitoi zemrat e një publiku masiv online.

Shkruar nga poeti dhe tekstshkruesi mbase më viral i momentit në rrjetet sociale, Ivan i Blue Heart Music me bazë në SHBA i njohur për hitet si “Se du veten pa ty”, “Sonte ishte festa”, “Më ka kap sonte mërzia” kënga flet për humbjen e dashurisë së zemrës dhe dëshirën për t’u rikthyer së bashku.

Në një video të publikuar prej këngëtares Eli Malaj në Tiktok, ajo tregoi se ishte entuziaste të sillte variantin e saj të këngës, të drejtat për të cilën iu bënë dhuratë nga vëllai pasi ajo e dëgjoi këngën virale fillimisht të kënduar përmes inteligjencës artificiale, por vendosi ta sillte me një zë njerëzor.

Një prodhim i producentit të njohur Nurteel, kënga shfaq gjithashtu violinistin Ronald Deda, përmban hair & makeup nga Amber Alushi dhe është një realizim i Time Pictures.

Fansat e kanë mirëpritur baladën e re të Eli Malajt, duke vlerësuar se i shtohet hiteve të saj të baladave për dashurinë dhe se i rri bukur këngëtares që ka sjellë hitin e pakrahasueshëm “Jeta prapë vazhdoi”. Me shum vite karrierë të suksesshme, Malaj është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, falë zërit të saj që në muzikën live ka prekur zemrat e miliona njerëzve.

Të fundit