Kërkesat e çuditshme të Adrola Dushit për djalin e saj: “të lutem, mos hyr në Big Brother mami”

Adrola Dushi rrëfen dy kërkesat e veçanta të të birit: “Mos pi duhan dhe mos hyr në Big Brother”

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment të ndjerë me të birin, duke zbuluar dy kërkesa të sinqerta që ai i ka bërë. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo tregoi:
“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: ‘Të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë.’ Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, ‘Të lutem, mos hyr në Big Brother, mami.’”

Adrola theksoi se, ndonëse respekton zgjedhjet e atyre që marrin pjesë në reality show-t, një eksperiencë e tillë nuk përputhet me bindjet e saj personale:
“Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”

E pyetur gjithashtu për një situatë hipotetike, nëse partneri i saj do të vendoste të merrte pjesë në “Big Brother”, modelja u shpreh qartë dhe pa hezitim:
“Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

Kërkesat e çuditshme të Adrola Dushit për djalin e saj: "të lutem, mos hyr në Big Brother mami"

Të fundit