Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim në pamjen e saj, duke çelur ngjyrën e flokëve për sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”.
Ndryshimi elegant i look-ut të saj u komentua gjerësisht në rrjet, ku shumë fansa prisnin të dinin se çfarë mendonte partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli.
Kiara publikoi një video në Instagram, ku fillimisht Luizi nuk e vuri re menjëherë ndryshimin. Por në një video të dytë, ai reagoi me humorin e tij tipik:
“Për të kuptuar ndryshimin e pamjes së partneres, mjafton të shohësh faturën në llogarinë bankare,” – tha ai, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive nga ndjekësit.
Kjo batutë bëri që çifti të rikthehej sërish në qendër të vëmendjes, duke dëshmuar edhe një herë marrëdhënien plot humor e spontanitet që i karakterizon.







