Kiara nuk duron më! Publikon foton e ndjekëses: ‘E turpshme! Si mund të flasësh kështu?’

Kiara nuk duron më! Publikon foton e ndjekëses: ‘E turpshme! Si mund të flasësh kështu?’

Moderatorja shumë e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, pasi një ndjekëse e saj ka përdorur gjuhë fyese dhe nënçmuese ndaj saj. Edhe pse Kiara rrallë herë u përgjigjet komenteve negative, këtë herë ajo ka zgjedhur të mos heshtë.

Në “Instastory”, Kiara publikoi emrin dhe foton e profilit të zonjës në fjalë, duke shprehur habinë se si një grua mund të ofendojë një tjetër në mënyrë kaq të ulët. Ajo u shpreh se nëse dikush nuk e pëlqen një personazh publik, gjëja më e thjeshtë është ta injorojë, e jo të përdorë fjalor banal.

Kiara e quajti incidentin “të turpshëm” dhe i kërkoi ndjekësve ta raportonin profilin që kishte shpërndarë.

Reagimi i saj vjen në një periudhë kur ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Luiz Ejlli, po punojnë për një projekt të ri kinematografik që pritet të publikohet në vitin 2026. Pavarësisht suksesit dhe vëmendjes së madhe, Kiara tha se ofendimet e tilla janë të papranueshme.

Ky qëndrim shënon një reagim të rrallë nga moderatorja, e cila zakonisht shmang përplasjet me komentuesit negativë.

Kiara nuk duron më! Publikon foton e ndjekëses: ‘E turpshme! Si mund të flasësh kështu?’

Të fundit