Site logo

Ntreg

Kiara shkëlqen në “Portokalli”, Luizi i dedikon fjalët më të bukura

Kiara shkëlqen në “Portokalli”, Luizi i dedikon fjalët më të bukura

Çifti më i dashur i publikut, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë tërhequr sërish vëmendjen me një moment plot dashuri në rrjete sociale.
Në prag të nisjes së sezonit të ri të spektaklit humoristik “Portokalli”, ku Kiara rikthehet si moderatore, Luizi ka bërë një dedikim të veçantë për të.

Në Instastory, këngëtari ka publikuar një foto mahnitëse të Kiarës, e veshur me një fustan elegant ngjyrë ari, që e bën të shkëlqejë në çdo detaj. Por ajo që i preku ndjekësit më shumë ishte përshkrimi poetik që Luizi shtoi mbi imazh:

“Edhe se është kohë e keqe, furtunë dhe shi, prap falë teje TV rri xham.”

Kjo frazë, që menjëherë u përhap në rrjet, është parë si një shprehje dashurie e sinqertë për bashkëshorten e tij, në një moment të rëndësishëm për karrierën e saj televizive.

Përveç suksesit profesional, Luizi dhe Kiara vazhdojnë të emocionojnë fansat me marrëdhënien e tyre të qëndrueshme.
Ata janë prindër të një vajze të vogël, Luna, e cila shpesh përmendet nga ndjekësit si “fruti i dashurisë” së tyre.

Ndërkohë që Kiara përgatitet për sezonin e ri të “Portokalli”-së, Luizi vazhdon koncertet dhe projektet muzikore, ndërsa çifti ka premtuar se së shpejti do të publikojnë edhe një film ku do të jenë protagonistë të dy.

Të fundit