Kiara Tito bjonde me baluke! Moderatorja nuk njihet më në pamjen e re!

Moderatorja e njohur e “Portokalli” dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Kiara Tito, ka bërë bujë me një postim të fundit në Instagram, ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe: floke bjonde, baluke dhe një stil që e bën pothuajse të paidentifikueshme në shikim të parë.

Ndjekësit u shtangën për një moment, duke menduar se Kiara ka ndryshuar stilin e saj të zakonshëm, por e vërteta është ndryshe.

Transformimi është realizuar për një rol të veçantë që ajo luan në kuadër të turneut “Verë dhe Portokalle”, ku aktorët e trupës së humorit udhëtojnë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Mbrëmja e djeshme ishte në Tepelenë, ku Kiara mori pjesë me një nga rolet e saj të reja skenike.

Me këtë “look”, moderatorja ka treguar edhe një herë anën e saj artistike dhe fleksibilitetin në skenë, duke u kthyer në qendër të vëmendjes me vetëm një foto.

Të fundit