Site logo

Ntreg

Kiara Tito flet për një nga temat më delikate në çift

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku në një intervistë të sinqertë me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

E pyetur nëse është natyrë xheloze, Kiara u shpreh hapur se nuk i përket atij tipi dhe se preferon të mos i shkaktojë vetes tensione të panevojshme.

“Nuk jam natyrë xheloze. E kam thënë edhe më parë që nuk më pëlqen ta fus veten në atë stres. Në një marrëdhënie, nëse ka shumë xhelozi dhe fiksim, gjërat shkojnë drejt prishjes. Jo vetëm që i bëhesh bezdisëse partnerit, por edhe vetja nuk të pëlqen kur transformohesh e kontrollon çdo gjë,” u shpreh Kiara.

Ndërsa për raportin me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, ajo shtoi se tashmë kanë arritur një mirëkuptim të plotë dhe nuk i kushtojnë rëndësi fare pjesës së xhelozisë.

“Jo, nuk merremi me këtë pjesë fare. E njohim aq mirë njëri-tjetrin sa nuk lind nevoja. Fokusin e kemi te vajza jonë, projektet dhe çdo gjë tjetër që ka më shumë rëndësi për ne,” tha moderatorja, duke treguar një anë më të pjekur dhe të ekuilibruar të marrëdhënies së tyre.

Kjo intervistë vjen në një moment kur çifti Kiara–Luiz vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut, ndërsa tregojnë se dashuria dhe mirëkuptimi janë mbi çdo spekulim apo koment nga jashtë.

Të fundit