Moderatorja e njohur Kiara Tito, e cila prej kohësh ka qenë në përgatitje për shtëpinë e re bashkë me partnerin Luiz Ejlli, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë nga ky kapitull i ri në jetën e tyre.
Pak orë më parë, Kiara ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambienti i brendshëm i shtëpisë së tyre të re, duke dhënë një vështrim të parë mbi hapësirën që çifti po e ndërton me kujdes dhe dashuri.
“Shtëpia më e bukur në botë alban”, ka shkruar Kiara me entuziazëm, duke reflektuar qartë emocionin dhe lumturinë që po përjeton në këtë periudhë të jetës së saj.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë mbushur komentet me urime për çiftin dhe komplimente për stilin e arredimit që po krijojnë. Mesa duket, për Kiarën, ky është vetëm fillimi i një ëndrre që po bëhet realitet.







