Kiara Tito në krye të “Big Brother VIP Fan Club”

Kiara Tito në krye të “Big Brother VIP Fan Club”

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë me ndryshime dhe risi të shumta, të cilat po bëhen publike gradualisht, vetëm pak ditë para startit zyrtar të spektaklit. Krahas formateve të reja dhe dinamikave të lojës, është zbuluar tashmë edhe një nga emrat kyç të këtij sezoni.

Sipas burimeve të Vip Magazine, moderimin e “Big Brother VIP Fan Club”, që transmetohet çdo fundjavë, do ta marrë Kiara Tito. Vendimi i produksionit lidhet me eksperiencën e saj të gjatë televizive, si dhe me raportin e fortë që Kiara ka ndërtuar ndër vite me audiencën e “Big Brother VIP”.

Më herët, në media dhe rrjete sociale u përfolën edhe emra të tjerë për këtë rol, përfshirë Sara Gjordenin dhe Egli Takon. Megjithatë, të dyja moderatorët reaguan publikisht duke mohuar çdo përfshirje në projekt, çka hapi rrugën për konfirmimin e Kiares si zgjedhja finale.

Ky angazhim nuk është i panjohur për Kiara Titon, pasi ajo ka drejtuar më herët edhe “Dancing With the Stars Fan Club” në ekranin e Top Channel, një eksperiencë që duket se ka ndikuar në këtë rikthim të saj në një rol të ngjashëm.

Ndërkohë, përveç “Big Brother VIP Fan Club”, Kiara do të vijojë edhe angazhimin e saj në “Portokalli”, ku moderon përkrah Nevinës Shtylla dhe Salsano Rrapit.

Të fundit