Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka hedhur dritë mbi thashethemet e fundit që qarkullojnë në media rreth një shtatzënie të mundshme të dytë. Gjatë një interviste për Top Albania Radio, Kiara ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e saj personale dhe planet për të ardhmen.
E pyetur për një shtatzëni të dytë, Tito u shpreh se aktualisht nuk është momenti i duhur, megjithëse planet për zgjerimin e familjes ekzistojnë. Ajo theksoi se një vendim i tillë kërkon përkushtim dhe kohë, prandaj ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Luiz Ejlli, preferojnë të presin derisa vajza e tyre, Luna Mari, të rritet pak më shumë.
“Ne kemi plane, por është ende herët, sepse kërkon shumë përkushtim,” tha moderatorja.
Kujtojmë se historia e dashurisë mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku çifti gjithashtu kurorëzoi lidhjen e tyre me martesë. Sot ata janë prindër të një vajze të vogël, Luna Mari, e cila është kthyer në dritën e syve të tyre.






