Kiara Tito, një nga figurat më të dashura të ekranit, ka ndarë së fundmi disa nga preferencat e saj për modën në një intervistë për “Pushime On Top”.
Moderatorja simpatike rrëfeu se, ndonëse është gjithmonë e kuruar në paraqitje, nuk është nga ato vajza që shpenzon shumë për veshje. Ajo preferon të investojë në këpucë dhe çanta – aksesorë që, sipas saj, kanë jetëgjatësi dhe peshë në stil.
“Për veshje nuk shpenzoj shumë. Më pëlqen të marr veshje normale, por me stil – jo të thjeshta,” tha ajo.
E pyetur për këpucët më të shtrenjta që ka veshur, Kiara u tregua e rezervuar:
“Fatmirësisht, me profesionin që kemi, na dhurojnë shumë gjëra. Këto që kam veshur i kam dhuratë nga një zonjë e dashur. S’do të thoja që janë të shtrenjta, por janë pak më ndryshe.”
Dhe kur erdhi fjala te dëshirat për shopping, Kiara nuk e fshehu pasionin për aksesorët:
“Kam nevojë për një pallat brigadash me këpucë dhe çanta,” u shpreh ajo me të qeshur, ndërsa i drejtohej Luizi me batutë.






