Site logo

Ntreg

Kida dhe Dafina Zeqiri pajtohen/ Rikthejnë miqësinë pas muajsh ftohjeje

Kida dhe Dafina Zeqiri pajtohen/ Rikthejnë miqësinë pas muajsh ftohjeje

Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe thashethemesh për një prishje të pakthyeshme, këngëtaret e njohura Kida dhe Dafina Zeqiri kanë bërë paqe, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes që i mbajti larg njëra-tjetrës.

Dy artistet, të cilat dikur shquheshin për bashkëpunime të suksesshme dhe një raport shumë të afërt, e kishin befasuar publikun kur, në shtator të vitit të kaluar, Dafina ndërpreu marrëdhënien me Kidën, ashtu si me disa emra të tjerë të estradës.

Edhe pse arsyet e ftohjes së tyre nuk u bënë kurrë të ditura, burime për “Prive” kanë konfirmuar se vajzat kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë rikthyer në komunikim e respekt të ndërsjellë.

Ky ribashkim ka ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët shpresojnë se së shpejti dy këngëtaret mund të rikthehen edhe në një tjetër bashkëpunim muzikor.

Të fundit