“Kjo është ëndrra ime e bërë realitet”, Luiz Ejlli feston 40-vjetorin me Kiarën dhe vajzën

Luiz Ejlli feston 40-vjetorin pranë familjes: “Mu deshën 40 vite për të pasur gjithçka që kam ëndërruar”

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij – festimin e 40-vjetorit të lindjes, të kaluar pranë njerëzve më të dashur.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Luizi shfaqet i veshur me të bardha, në një ambient të qetë dhe të ngrohtë familjar, së bashku me partneren e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre. Fotografia reflekton dashuri, harmoni dhe një ndjenjë të thellë lumturie.

“Kjo është ëndrra ime e bërë realitet”, Luiz Ejlli feston 40-vjetorin me Kiarën dhe vajzën

“Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar,” – ka shkruar Luizi, duke e shoqëruar postimin me fjalë të ndjera mirënjohjeje për këtë kapitull të jetës që ai e përshkruan si “ëndrra e bërë realitet”.

Kjo ditë e veçantë shënon jo vetëm një përvjetor personal, por edhe një simbol të një faze të re – atë të përmbushjes familjare dhe emocionale për artistin që ka fituar zemrat e publikut.

Të fundit