Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ndarë për herë të parë detaje nga jeta e saj personale, gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi”.
Artistja, e cila prej vitesh është aktive në Itali, tregoi se aktualisht ndodhet në një marrëdhënie dashurie, por partneri i saj nuk është personazh publik.
“Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por sigurisht që do të vijë momenti që do ta them,” – u shpreh ajo.
Në bisedën me moderatoren Erjona Rusi, Klaudia nuk ngurroi të fliste edhe me humor për marrëdhënien e saj:
— Erjona Rusi: “A je ti e lumtur?”
— Klaudia Pepa: “Do që të vijë këtu?”
— Erjona Rusi: “Do të vdisnim po të vinte këtu, me shumë kënaqësi.”
— Klaudia Pepa: “Shumë shpejt.”
E pyetur nëse ka menduar për të bërë fëmijë, balerina u përgjigj sinqerisht:
“Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti i duhur.”
Ajo shtoi më tej:
“Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur.”
Për momentin, Klaudia Pepa duket e fokusuar në jetën personale dhe profesionale, duke ruajtur një ekuilibër të natyrshëm mes të dyjave.






