Komenti provokues dhe përgjigja e prerë e Xhenetës që fitoi zemrat e fansave

Modelja dhe influencuesja Xheneta Fetahu reagoi me sinqeritet ndaj një komenti provokues në rrjetet sociale, ku një ndjekëse e akuzoi se kishte blerë ndjekës në Instagram.

“Sa ndjekës i ke blerë?”, shkruhej në koment, i cili nuk i shpëtoi vëmendjes së Xhenetës. Pa hezitim, ajo u përgjigj me një deklaratë të prerë dhe të drejtpërdrejtë: “Nëse gjen vetëm një që e kam blerë, të fal krejt Instagramin tim”.

Kjo përgjigje ironike dhe e vendosur tregoi se numri i madh i ndjekësve të saj është arritur në mënyrë natyrale dhe pa manipulime. Reagimi i Xhenetës u prit me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan për sinqeritetin dhe guximin në përballjen me komentet negative.

Nuk është hera e parë që modelja përballet me kritika dhe dyshime në rrjete sociale, por ajo vazhdon të mbrojë imazhin dhe reputacionin e saj pa frikë.

Përveç karrierës së saj në modeling dhe rrjete sociale, Xheneta po sfidon veten edhe në aktrim, duke qenë aktive me xhirimet e serialit të ri që pritet të vijë së shpejti.

Komenti provokues dhe përgjigja e prerë e Xhenetës që fitoi zemrat e fansave

Të fundit