Site logo

Ntreg

Koncert në Austri por mendjen te Egli /Deklarata e papritur e Gjestit po trondit rrjetin

Një muaj pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, fituesi i spektaklit i është rikthyer angazhimeve artistike me intensitet të lartë. Ai ka nisur turneun e tij muzikor nëpër disa qytete evropiane, ku së fundmi mbajti një koncert në Austri.

Gjatë performancës, artisti nuk ngurroi të përmendte publikisht partneren e tij, Egli Takon, me të cilën kishte krijuar një lidhje të ndjeshme dhe shpeshherë të përfolur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“O ku u martova, tash Egli kumedit çka thotë”, tha ai mes të qeshurave dhe entuziazmit të publikut, përpara se të vijonte me këngën tjetër. Ky koment u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit, ndërsa ai vazhdoi performancën plot energji.

Megjithatë, ndonëse deklaratat publike e mbajnë gjallë kuriozitetin për statusin e marrëdhënies së tyre, çifti nuk është parë më bashkë në publik që prej përfundimit të spektaklit. Kjo ka ushqyer spekulimet rreth një pauze apo ndarjeje të mundshme mes tyre, edhe pse asnjëri nuk ka konfirmuar apo mohuar diçka të tillë.

Të fundit