Site logo

Ntreg

Konfirmohet! Hygerta Sako banore e “Big Brother Vip Kosova”

Konfirmohet! Hygerta Sako banore e “Big Brother Vip Kosova”

Hygerta Sako pritet të jetë një nga konkurrentet e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë brenda pak ditësh. Megjithëse mungon ende një konfirmim zyrtar, emri i saj po qarkullon gjerësisht në rrjet dhe konsiderohet si një nga hyrjet më të komentuara të këtij sezoni.

Sako u kurorëzua Miss Albania në vitin 1996, duke u shndërruar shpejt në një prej figurave më të njohura dhe të dashura të ekranit shqiptar. 48-vjeçarja njihet për bukurinë e saj natyrale dhe për paraqitjet ekstravagante që shpesh tërheqin vëmendje në evente dhe në rrjetet sociale.

Përveç botës së modës, Hygerta ka ndërtuar një karrierë të suksesshme edhe në media, duke qenë moderatore sporti në RTSH, rol që e ka bërë një emër të identifikueshëm për publikun.

Nëse praninë e saj në këtë reality show e zyrtarizohet, Sako pritet të sjellë energji, elegancë dhe shumë interes për publikun, falë karizmës dhe përvojës së saj në botën e televizionit dhe showbiz-it.

Të fundit