Site logo

Ntreg

Kozaku i tregon turistit si të hedhë plehrat nga makina – Ja sa lekë gjobitet nga policia!

Kozak Braçi, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok, është ndëshkuar me gjobë nga policia pas publikimit të një videoje ku shihet duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin udhëtonte.

Në video, e regjistruar nga vetë Braçi, shfaqet edhe një shtetas i huaj, të cilit ai i tregon me ironi se në Shqipëri, sipas tij, është e zakonshme të hidhen mbeturinat në rrugë në atë mënyrë.

Policia njofton se Kozak Braçi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku është ndëshkuar me një gjobë administrative prej 100,000 lekësh.

Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik.

Të fundit