Opinionistja e BBVIP 5, Monika Kryemadhi komentoi mbrëmjen e sotme ashpër lojën e banorit Armir Shahini, duke i kujtuar se është një burrë i martuar me një fëmijë dhe se duhet të ndalojë fokusin e tij tek Selin.
Komenti erdhi pasi Miri i bëri jehonë komentit të Juelës se mbase Selin ka ndjenja për Mirin. Ai gjitahshtu u shfaq duke bërë fytyra të mërzitura gjatë casteve të Selin me Gimbo, si dhe u pa në një klip duke thënë se Selin ishte e palumtur që pas “ndarjes” me të.
Miri i priti komentet e Monikës duke i ndërhyrë në fjalën e saj, gjë që e irritoi dhe më tepër opinionisten duke i bërtitur me tone të larta të pushonte dhe ta linte të fliste.
“Miri të lutem, mos shpërdoro miqësinë time ty! C’të duhet ty nëse është Selin e lumtur me ty?”






