Site logo

Ntreg

Krist Aliaj ka kritika për Luizin: “Nuk më pëlqen muzika që bën!”

Krist Aliaj ka kritika për Luizin: “Nuk më pëlqen muzika që bën!”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Krist Aliaj, ka komentuar muzikën e fituesit të edicionit të dytë, Luiz Ejllit. Në një intervistë për emisionin “Andale”, Kristi u shpreh hapur se nuk e pëlqen drejtimin muzikor që ka zgjedhur këngëtari.

“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Edhe në një ambient tjetër kemi folur për të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka mundësi, ka hapësirë, studio, çdo gjë… por ata zgjedhin të bëjnë këtë lloj muzike. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë”, – u shpreh Kristi.

Deklarata e tij u interpretua nga shumëkush si një vazhdim i rivalitetit që nisi mes tyre në shtëpinë e “BBVA”. Megjithatë, Kristi nënvizoi se çdo artist është i lirë të ndjekë stilin e vet.

“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh”, – tha ai.

Kujtojmë se Luiz Ejlli u shpall fitues i “Big Brother VIP Albania 2”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe duke fituar zemrat e publikut. Ndërsa Luizi ka vijuar me projekte muzikore, Kristi ka mbetur më i rezervuar ndaj televizionit.

Të fundit