Fjoralba Ponari ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ku pyetja më e shpeshtë ishte: “Kur do kthehesh në ekran?”
Moderatorja u shpreh se, edhe pse ka marrë oferta, së fundmi ka vendosur të mos i pranojë:
“Jo më larg se para dy ditësh më është dashur të refuzoj ofertën e fundit për t’u kthyer në ekran. Kam arritur një pjekuri psiko-emocionale që nuk më lejon të jem në televizion thjesht për hatër të të qenit aty. Projektet që marr përsipër duhet të kenë vlerë dhe të japin diçka për shoqërinë,” – u shpreh Fjoralba.
Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi plotësisht një rikthim:
“Nuk them dot që në mënyrë kategorike e kam mbyllur rrugëtimin tim me televizionin, por nëse do kthehesha, do ta bëja me diçka që realisht ma mbush shpirtin.”
Ndërkohë, ajo zbuloi se bën pjesë në një film të ri dhe po punon në një projekt tjetër, të cilin preferon ta mbajë sekret deri në finalizim.
Kujtojmë që Fjoralba Ponari u pa për herë të fundit në ekran para dy vitesh, si moderatore e edicionit të parë të “Ferma VIP”.






