Pas një kohe të gjatë heshtjeje, Mikela Pupa ka folur hapur për marrëdhënien e prishur me Efi Dhedhesin, ish-mikeshën e saj të ngushtë dhe bashkëbanore në “Big Brother VIP Albania 2”.
Në një intervistë për Andale Media, Mikela zbuloi se nuk ka më asnjë kontakt me Efin, duke theksuar se kujtimi i fundit mes tyre nuk ka qenë aspak i mirë.
“Gjëja e vetme që më vjen keq është që kujtimi i fundit që kam me të nuk ka qenë fare i mirë, dhe kam qenë shtatzënë… por i uroj më të mirat në jetën e saj,” – u shpreh Mikela.
Megjithatë, deklarata e saj përmbyllej me një thumb të fshehur:
“Kur të kesh lekun dhe famën, i kupton vërtet njerëzit se kush janë.”
Pas këtyre fjalëve, Efi reagoi në mënyrën e saj përmes Instagramit, me një sërë mesazhesh motivuese që dukshëm i referoheshin situatës me Mikelën.
“Sa më shumë njerëz të flasin keq për ju, aq më shumë jeni në rrugën e duhur,” – shkroi Efi, duke shtuar më tej se njeriu nuk mund të pëlqehet nga të gjithë dhe se nuk duhet të shtiret për t’u pranuar.
Ajo vijoi me reflektime të gjata për marrëdhëniet dhe energjinë negative që mund të të rrethojë:
“Nëse je i mirë me të gjithë, do të thotë që diçka nuk shkon me ty. Mos u përpiq të pëlqehesh nga kushdo, por gjej njerëzit që të përshtaten.”
Publiku i ka parë dikur të pandashme, por sot duket se miqësia e tyre ka marrë fund përfundimisht — me fjalë të buta, por nëntekste të forta nga të dyja palët.






