Kur shan një vajzë, ofendon gjithë familjen – babai i Selin paralajmëron babain e Rogertit

Babai i Selinës, Toni Bollati, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës së tij në “Fan Club” në Top Channel, teksa ka reaguar për herë të parë ndaj situatës me Rogertin.

Ai u shpreh se nuk e ka njohur kurrë Rogertin para hyrjes së tij në Big Brother VIP dhe se nuk kishte dëgjuar më parë për të. Po ashtu, Toni sqaroi se pretendimi se ai ndodhet në burg ka qenë thjesht një sajesë prej tij.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte mesazhi i drejtpërdrejtë për babain e Rogertit. Toni tha se fyerjet ndaj vajzës së tij nuk prekin vetëm atë, por gjithë familjen, dhe i kërkoi palës tjetër që këtë çështje ta shohë sipas ligjeve të Kanunit.

“Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë”, tha ai.

Të fundit