Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po ushqehet nga një kombinim interesant investitorësh: vendas, diaspora dhe të huaj. Investitorët vendas e shohin real estate si një mënyrë të sigurt për të ruajtur kapitalin dhe për të siguruar të ardhura të qëndrueshme nga qeratë.
Diaspora po rikthehet me forcë, duke investuar në prona për përdorim familjar ose si aset afatgjatë, duke ndikuar edhe në rritjen e kërkesës dhe çmimeve në zona urbane dhe turistike. Nga ana tjetër, blerësit e huaj janë të fokusuar kryesisht te zonat bregdetare, të nxitur nga çmimet konkurruese, klimë investimi e favorshme dhe potenciali turistik.
Ky kombinim i kërkesës nga brenda dhe jashtë vendit ka krijuar një treg të ngjeshur dhe ka shtyrë çmimet lart. Ekspertët e pasurive të paluajtshme paralajmërojnë se pa rregullime ligjore dhe nxitje për investime të qëndrueshme, tregu mund të përballet me presion të vazhdueshëm dhe mungesë banesash për qytetarët vendas.

